Futboll

Tifozët e këtij ekipi padisin UEFA-n

Tifozët e Liverpool do të ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s, pasi kërkojnë kompensim për trajtimin e tyre të tmerrshëm përpara nisjes së finales së Ligës së Kampioneve në Paris.

Mbi 2600 persona kanë kontaktuar tri firma ligjore në Britani, të cilat do të ndjekin çështjen në gjykatë.

Institucioni i futbollit evropian ka shpallur një skemë rimbursimi për tifozët, ndërsa fansat e skuadrës angleze prentendojnë se kanë pësuar trauma nga kjo eksperiencë, ndërsa policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe peper spraj mbi ta.

Një hetim prej 220 faqesh i bërë nga UEFA në lidhje me ngjarjet kaotike dhe shqetësuese në hyrje të “Stade de France” zbuloi se institucioni ishte përgjegjësi kryesor, bashkë me federatën dhe policinë franceze, ndërsa tifozët e Liverpool u shfajësuan.