Shkurt.ch

Thyhen zyrat e SVP-së në Bernë

Persona të panjohur në mbrëmjen e të dielës, pas përfundimit të referendumit, kanë thyer dyert e sekretariatit të partisë SVP në Bernë. Veç kësaj janë dëmtuar edhe qepenat e dritareve dhe janë bërë shkarravitje me ngjyrë në muret e jashtme.

Po kështu nga ky sulm kanë pësuar edhe tre automobila të parkuar pranë ndërtesës së sekretariatit në fjalë

Sipas Policisë Kantonale, me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dorasit kanë ikur pa u zhbuluar nga vendi i ngjarjes.

Pak orë para kësaj ngjarjeje, rreth 500 persona kishin parakaluar nëpër qytetin e Bernës për të protestuar kundër miratimit të iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi. Protesta të ngjashme, të organizuara nga qarqe majtiste, janë zhvilluar edhe në qytete tjera të Zvicrës.