Kosova
Tetë të arrestuar pas sulmit të së premtes në veri
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas aktit terrorist të së premtes, kur me eksploziv u dëmtua kanali i Ibër – Lepencit, policia ka arrestuar tetë persona të dyshuar në veri të vendit.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se sulmi i fundit ndaj infrastrukturës jetike është më i rëndi në Kosovë që nga paslufta, transmeton albinfo.ch.
SIpas tij, institucionet tashmë kanë bashkërenduar aktivitetet për të zbardhur ngjarjen.
“Pas hetimeve intensive sot në orët e mëngjesit janë organizuar kontrolle dhe janë arrestuar 8 persona të dyshuar për përfshirje në këto raste. Në këto aksione janë konfiskuar armë, eksplozivë, uniforma e gjëra të tjera që do t’i shërbejnë hetimit”, ka deklaruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Greenhouse merr certifikatën OAE: Një hap përpara në zhvillimin ekonomik të Kosovës Kompania “Greenhouse” është një nga emrat kryesorë në sektorin e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara në...
-
Gjuha dhe kombësia, mesazhet kryesore të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe
-
Festimi në Danimarkë i 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë