Shkurt.ch

Tërmet 4.2 shkallësh në regjionin e Cyrihut

Mbrëmë, pak minuta para mesnatës në regjionin e Cyrihut është regjistruar një dridhje toke e shkallës 4.2 të Richterit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Sizmologjik i Universitetit ETH të Cyrihut, epiqendra e tërmetit ishte në mes të liqenit të Cug-ut dhe atij të Cyrihut, në thellësi prej afërsisht 30 kilometrash nën tokë.

Dridhja është ndier në një hapësirë më të madhe të Zvicrës qendrore dhe asaj veriore por edhe në jug të Gjermanisë dhe në perëndim të Austrisë, njofton drs.ch.