Tematike
Të varfrit janë më të rrezikuarit: Ata duhet të vaksinohen të parët
Përhapësit, sipas studiuesve, kanë qenë kryesisht nga grupi i njerëzve të rinj me lëvizshmëri të lartë, me të ardhura të ulëta dhe hapësirë të kufizuar për të jetuar
Përhapësit e pandemisë së koronës në Bazel, janë njerëz me lëvizshmëri të lartë, hapësirë të kufizuar të jetesës dhe të ardhura të ulëta. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Bazelit dhe unoversitetit ETH të Cyrihut, shkruan Keystone-SDA.
Sipas shkencëtarëve, zbulimet e bëra nga ky ekip mund të ndihmojnë në përcaktimin e shpërndarjes sa më të mirë të vaksinave, përcjell albinfo.ch.
Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Adrian Egli nga Spitali Universitar i Bazelit, me kolegë nga Universiteti i Bazelit dhe ETH Zurich, për këtë studim ka përdorur të dhëna për përhapjen e virusit në qytetin e Bazelit, që nga pranvera .
Ata kanë identifikuar dy grupe në të cilat kanë ndodhur modele të caktuara të infeksionit: Nga njëra anë, janë njerëzit e moshuar, të cilët zakonisht janë prekur nga Sars-CoV-2 në zonat e tyre të banimit dhe e kanë kaluar sëmundjen po atje. Megjithatë, të moshuarit nuk kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përhapjen e virusit në të gjithë qytetin.
Përhapësit, sipas ekipit të studiuesve, kanë qenë kryesisht nga grupi i dytë: njerëz të rinj me lëvizshmëri të lartë, me të ardhura të ulëta dhe hapësirë të kufizuar për të jetuar.
Numri i riprodhimeve në zonat e varfra të banimit ishte dukshëm më i lartë se në zonat më të pasura (numri tregon sa persona infekton mesatarisht një person i infektuar), transmeton albinfo.ch. Një arsye për këtë është kjo: Grupet më të dobëta socio-ekonomikisht shpesh punojnë në profesione në të cilat zyra në shtëpi është vështirë e mundur. Puna e tyre gjithashtu kërkon kontakt personal me njerëz të tjerë dhe lëvizshmëri më të madhe, thotë Egli në një intervistë me agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Studiuesit, si bazë për modelin e tyre epidemiologjik, kanë përdorur rreth 750 teste pozitive të koronës, të realizuara midis marsit dhe prillit.
Ata kanë radhitur të gjithë gjenomën e virusit nga më shumë se 400 nga mostrat. Pastaj kanë kombinuar këtë informacion anonim me të dhënat e popullsisë, të cilat përmbajnë informacione mbi moshën, dendësinë e popullsisë dhe nivelet e të ardhurave. Aty kanë përfshirë gjithashtu të dhënat e lëvizjes nga njerëzit që kanë udhëtuar me transport publik, makinë, në këmbë ose me biçikletë.
Sipas studiuesve, rezultatet mund të përdoren për realizimin e një strategjie efektive vaksinimi. “Sigurisht që është plotësisht e drejtë të vaksinohen së pari të moshuarit dhe njerëzit në rrezik”, thotë mikrobiologu Egli. Kështu mund të mbrohet ky grup i ndjeshëm.
Por, duke qenë se përhapësit janë nga grupi i përmendur, me të ardhura më të ulëta, ka shumë rëndësi që pas të moshuarve dhe të sëmurëve, të vaksinohen pjesëtarët e këtij grupi.
“Konkretisht: Për sa kohë që vaksinat nuk janë ende në dispozicion për të gjithë popullsinë, grupet me lëvizshmëri të lartë dhe nga lagjet e populluara duhet të kenë përparësi.
Modelet e identifikuara të transmetimit mund të zbatohen edhe në qytete të tjera, përcjell albinfo.ch. “Një numër i madh i qyteteve evropiane kanë një popullsi të ngjashme me atë të Bazelit” thotë Egli.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes