Shkurt.ch
Të huajt, më keq me shëndet se zviceranët
Po kështu, niveli arsimor ndikon në gjendjen shëndetësore, që d.m.th. se njerëzit me arsimim më të mirë gëzojnë edhe shëndet më të mirë
Zyra Federale për Shëndetësi (BAG), përmes një studimi të gjerë, ka konstatuar se të huajt me qëndrim në Zvicër qëndrojnë më keq se vendësit sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore.
Në kuadër të studimit janë marrë parasysh gjendja shëndetësore trupore dhe psikike e të huajve dhe vendësve. BAG me këtë rast ka arritur edhe në konstatimin se niveli arsimor ndikon edhe në gjendjen shëndetësore të individit, që do të thotë se njerëzit me arsimim më të mirë gëzojnë edhe shëndet më të mirë.
Një konstatim tjetër që del nga studimi është se të huajt me qëndrim më të shkurtër Zvicër janë më mirë me shëndet në krahasim me ata që jetojnë këtu më gjatë.
Në këtë studim janë anketuar 3000 të huaj dhe të huaja nga gjashtë vende të ndryshme të botës, me qëndrim në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor