Shkurt.ch

Të Gjelbrit synojnë Këshillin federal

Të Gjelbrit në Zvicër janë të ndarë në dy palë. Disa kanë kokën në të majtë të vijës së ashpër, kurse të tjerët ecin në rrugën e liberalëve. Megjithatë, dëshira për të pasur një politikë të gjelbër është e pamohueshme. Sipas një sondazhi, të Gjelbrit zviceran do të marrin se bashku vetëm 15% të votave në zgjedhjet e kësaj vjeshte. Është pothuajse aq sa edhe PDC-ja (Partia Demo-kristiane) dhe pak më pak se PLR-ja (Partia Liberale radikale). Kjo e fundit, deri më tani,  zë dy vende  në Këshillin Federal, kurse selia  e PDC-së mbetët në çdo rast e diskutueshme.

Për të Gjelbrit pjesëmarrja në qeveri është diçka tani më e fituar në nëntë kantone dhe qytetet të mëdha të Zvicrës. Por, ende ajo nuk ka arritur gjerë tek niveli federal. Presioni po bëhet gjithnjë e më i madh në çdo legjislaturë. Në pikëpamjen aritmetike të Gjelbrit tani mund të pretendojnë të kenë një zë edhe në qeveri. 

Z. Leuenberger, presidenti i partisë së Gjelbërve, e ka kuptuar këtë, me ç’ rast ai ka emëruar menjëherë një grup prej gjashtë kandidatëve. Me kryetarin e qeverisë së Bazelit, Guy Morin, dhe Këshilltarin qeveritar, Bernhard Pulver, ai mendon se mund të nisë garën me personalitete  karizmatike. Këtë herë, duket se të Gjelbrit e kanë marrë  seriozisht këtë çështje, gjë që shpjegohet edhe për  shkak të zhvillimit dramatik të politikës energjetike. Tani ne kemi nevojë për një zë të  gjelbër në Këshillin Federal, ka thënë z. Leuenberger.