Lajme
Të fuqizohet roli i gruas kosovare
Në Konferencën dhe Panairin “Gratë në Lidership dhe Ndërmarrësi” që u organizua në Prishtinë, u kërkua që roli I gruas kosovare të fuqizohet si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik
Fuqizimi i rolit të gruas në politikë, në shoqëri e veçanërisht në biznes dhe ndërmarrësi është prioritet i shoqërisë kosovare, por edhe asaj në rajon. Kështu u tha të dielën të Konferencën dhe Panairin “Gratë në Lidership dhe Ndërmarrësi”, që u organizua nga Ministria kosovare e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Qendrën Juglindore për mësim në ndërmarrësi.
Kjo konferencë është pjesë e organizimit të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, në kuadër të Agjencisë Mbështetëse për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dhe që ka për qëllim fuqizimin e potencialit për ndërmarrësi tek gratë në Kosovë.
Konferenca është hapur me fjalimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e përshëndeti këtë iniciativë të MTI-së, duke thënë se ndihet shumë mirë që tashmë kjo iniciativë është kthyer në traditë të promovimit të grave në biznes.
“Më vjen mirë të shoh gra të fuqishme nga çdo fushë të jetës dhe që ky eveniment ka një dimension rajonal, duke portretizuar fuqizimin e gruas si një qëllim të përbashkët që na bashkon përtej kufijve, përtej ndryshimeve që mund të kemi”, deklaroi presidentja Jahjaga.
Ndërkaq, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila potencoi që kjo Konferencë dhe ky Panair po organizohet me qëllim që të frymëzojë dhe ndihmojë në rritjen dhe avancimin e potencialit të grave në Kosovë dhe diskutimit të alternativave dhe politikave të cilat kanë për fokus fuqizimin e rolit të grave në shoqërinë kosovare.
Më pas, ajo tha se koordinimi më i mirë në mes grave, ndërmarrja e iniciativave të përbashkëta, puna dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre i ndihmon gratë që të marrin rolin që u takon në shoqëri.
“Padyshim një ndër sfidat kryesore të Kosovës është fakti se gratë ende janë një grup “ i lënë anash” në shoqërinë kosovare, pak a shumë në një pozitë që gjenden edhe gratë në vendet e tjera të rajonit, prandaj fuqizimi i grave në pozitat e lidershipit, si në atë politik po ashtu edhe atë biznesor, duhet të jetë padyshim prioriteti kryesor shoqëror”, theksoi Kusari-Lila.
Në këtë konferencë kishte mysafirë nga rajoni, përfshirë këtu edhe zëvendësministrin e Ndërmarrësisë dhe Veprave Artizanale në Republikën e Kroacisë, Dražen Pros i cili potencoi krijimin e strategjisë për zhvillimin e ndërmarrësisë tek gratë në Kroaci.
Së fundi, Pros potencoi që ndërmarrësia tek gratë nuk është çështje gjinore, por ekonomike.
Gjatë dy ditëve të Konferencës do të diskutohet për një mori çështjesh me interes të veçantë për rolin e grave: zgjerimin e mundësive për përfshirjen e grave në vendimmarrje, rolin e femrave ndërmarrëse si një motor për krijimin e vendeve të punës në Evropën Juglindorë, fuqizimin ekonomik të grave përmes ndërmarrësisë si dhe koordinimin më të mirë të donatorëve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me pozitën e gruas.
Pjesë e konferencës janë edhe gra të profesioneve të ndryshme nga Kosova, rajoni dhe bota. Kjo konferencë do të përmbyllet me 8 shtator, ku gjithnjë është përcjell me panairin që përmban eksponate të bizneseve që udhëhiqen nga gratë.
Ky është viti i dytë me radhë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon këtë aktivitet.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve