Futboll

Taulant Xhaka deri në pension tek Bazeli

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Taulant Xhaka ka renovuar kontratën tek Bazeli edhe për 4 sezone deri në vitin 2027. Rrjedhimisht ai do të dalë në pension te Bazeli, përcjell albinfo.ch.

31-vjeçari iu bashkua akademisë së Bazelit në vitin 2022, ndërsa në 2010-ën debutoi në ekipin e parë. Kjo bën që mesfushori të qëndrojë në klub për plot 25 vjet. Derisa në shtator të vitit 2021, ai luajti ndeshjen e fundit në kombëtaren e Shqipërisë.