Shkurt.ch
Tatimet e çifteve të martuara: Këshilli Federal dëshiron të heqë “penalizimin” që i godet
Këshilli Federal dëshiron të krijojë marrëdhënie të ekuilibruara sa të jetë e mundur dhe në përputhje me Kushtetutën mes tatimit mbi çiftet e martuara dhe çiftet që bashkëjetojnë, si dhe në mes të çifteve të martuara që gëzojnë të ardhura vetëm nga njëri apo të dy bashkëshortët. Kjo është arsyeja pse ai udhëzoi Departamentin Federal të Financave (FDF) për të zhvilluar një projekt për konsultim deri në verën e vitit 2012.
Së pari, barra e taksave mbi çiftet e martuara nuk duhet të tejkalojë atë të çifteve që bashkëjetojnë.
Nga ana tjetër, çiftet e martuara me të ardhura (vetëm të një bashkëshorti ) nuk duhet të paguajnë tatim më shumë se çiftet e martuara me të ardhura të dyfishta.
Rishikimi i propozuar duhet të sigurojë një zgjidhje për dy probleme të mëdha të taksave të drejtpërdrejta federale mbi tatimin e çifteve të martuara: Pagesa shtesë, që do të thotë penalizimi antikushtetues i bashkëshortëve, e cila peshon mbi disa çifte të martuara me të ardhura të dyfishta si dhe mbi disa çifte të pensionistëve në krahasim me çiftet që bashkëjetojnë dhe mosbalancimi në mes të barrës tatimore të çifteve të martuara me të ardhura vetjake dhe çifteve të martuara me të ardhura të dyfishta.
Sot barra e tatimeve direkte federale është më e rëndë për disa çifte të martuara me të ardhura të dyfishta dhe të çifteve pensionistë se sa e çifteve që bashkëjetojnë dhe që kanë të njëjtën situatë ekonomike.
Për aq sa ngarkesa shtesë tejkalon 10%, kjo nuk e respekton parimin kushtetues për të drejta të barabarta, ka vlerësuar Gjykata Federale në një vendim të vitit 1984. Masat e menjëhershme për zbatim në vitin 2008 kanë bërë përmirësime të rëndësishme.
Megjithatë, rreth 80.000 çifte të martuara të punësuar janë edhe më rëndë të taksuar se sa çiftet që bashkëjetojnë.
Ky është rasti i çifteve të martuara (pa fëmijë) me të ardhura të dyfishta prej 80.000 frangash, çiftet e martuara (me fëmijë), me të ardhura të dyfishta prej 120.000 frangash dhe çiftet e pensionistëve me të ardhura prej 50.000 frangash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor