Lajme
Tani, edhe zyrtarisht: Zvicra, 60 për qind më e shtrenjtë se pjesa tjetër e Evropës
Zviceranët kanë paguar 171 franga (ekuivalente me 159 euro) për një shportë konsumi e cila në 27 vendet e BE-sëqë kushtonte mesatarisht 100 euro
Se Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Evropë e më gjerë, është e ditur prej kohësh për të gjithë. Por përllogaritja më e re e bërë nga Enti Federal i Statistikave i jep kësaj edhe “vulën” zyrtare. Ajo tregon se niveli i çmimeve në Zvicër është 60 për qind më i lartë se mesatarja e BE-së, transmeton albinfo.ch.
Siç e tregon lista e publikuar të enjten nga Enti Federal i Statistikave (BFS), pariteti i fuqisë blerëse të Zvicrës në nivelin e BPK ishte 1,71 franga (EU27 = 1 euro) në vitin 2020, ndërsa niveli i çmimeve ishte në të njëjtën kohë 159,3 pikë (EU27 = 100).
Vitin e kaluar, zviceranëve u është dashur të paguanin 171 franga (ekuivalente me 159 euro) me kursin mesatar të këmbimit të vitit të kaluar për një shportë konsumi e cila në 27 vendet e BE-sëqë kushtonte mesatarisht 100 euro. Në vitin para koronës 2019, për të njëjtën shportë paguhej 155.2 pikë ose 173 franga.
Dallime të mëdha
Sipas BFS, në vitin 2020, çmimet më të larta në krahasim me BE-në (EU27 = 100 pikë) ishin në shërbimet shëndetësore stacionare (309.0), në arsimim dhe mësimdhënie (275.6) dhe në blerjen e mishit (251.6).
Nga ana tjetër, ishte krejtësisht ndryshe sa i përket çmimit të pajisjeve dhe aksesorëve audiovizualë, fotografikë dhe të përpunimit të informacionit. Këto ishin madje edhe nën mesataren evropiane (99.4).
Sipas të dhënave të BF-së, Zvicra është vendi më i shtrenjtë përpara Islandës (144.9) dhe Norvegjisë (141.2), përcjell albinfo.ch. Niveli më i ulët i çmimeve u konstatua në Turqi (40.8), i ndjekur nga Maqedonia e Veriut (45.9) dhe Mali i Zi (50.4).
Në vendet fqinje të Zvicrës, si: Austria (114.3), Gjermania (110.5) dhe Franca (108.8) çmimet ishin mbi mesataren e BE-së. Vetëm Italia ( me 99.3) ishte pak më poshtë.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor