Kosova
Swisscom bart një pjesë të shërbimit call center në Kosovë
Swisscom, që është një ndërmarrje publike-private po planifikon një operacion pilot në Kosovë, ku, nga marsi i vitit 2022 do të angazhohen 45 punonjës
Koncerni i telekomit po transferon punët e shërbimit të thirrjeve (Call Center) jashtë vendit në një projekt testimi. Nëse kjo do të dëshmohet si e suksesshme, një numër i konsiderueshëm i vendeve të punës mund të lëvizin nga Zvicra në Kosovë, shkruan 20minuten.ch.
Më tutje, portali i gazetës shpreh shqetësimin se përveç dëmtimit të punonjësve (që mund të mbeten pa punë) ekziston edhe frika e uljes së cilësisë së shërbimit.
Swisscom, që është një ndërmarrje e madhe publike-private po planifikon një operacion pilot në Kosovë, ku, nga marsi i vitit 2022 do të angazhohen 45 punonjës, transmeton albinfo.ch. Përmes qendrës së thirrjeve në republikën e re ballkanike, kompania dëshiron të përpunojë shqetësimet e klientëve “në mënyrë sa më efikase dhe të lirë”, thuhet në një njoftim drejtuar punonjësve, i cili është në dispozicion të gazetüës 20 minuten.
“Ne kemi humbje të fitimeve nga viti në vit dhe për këtë arsye na kërkohet të punojmë në uljen e kostos” thuhet më tutje në njoftim. Por kompania nuk e përmend faktin se ajo realizon fitime në miliarda çdo vit.
Pas kësaj ka pasur dhjetëra mesazhe të zemëruara nga punonjësit, transmeton albinfo.ch. “Kemi frikë për vendet tona të punës. Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer që një kompani zvicerane shtetërore po dëmton Zvicrën dhe po ikën jashtë vendit”, shkruan më tutje gazeta duke ju referiar ankesave të punëtorëve.
Dyshime për kushtet dhe cilësinë e punës
Kushtet e punës në Kosovë sigurisht që nuk janë të krahasueshme me ato në Zvicër, ku funksionon një marrëveshje kolektive për punonjësit. Shprehen gjithashtu dyshime nëse cilësia e shërbimit në qendrën e thirrjeve do të mbetet e njëjtë kur punonjësit të jenë larg, në Evropën jugore.
Swisscom, nga ana tjetër, shkruan në letrën drejtuar punonjësve se kërkesa për “shërbime nga Zvicra” po zvogëlohet. “Aty ku punonjësi rri ulur, klientët janë më pak aktivë. Ajo që ka rëndësi është cilësia e shërbimit”, thuhet më tutje në letrën e Swisscomit.
Më tutje, gazeta i jep fjalën një eksperti të telekomit nga kompania e krahasimit të shërbimeve “Comparis”, Jean-Claude Frick. Ai thotë se duke bartur shërbimin jashtë vendit, në këtë rast në Kosovë, është reale frika për uljen e cilësisë. Kjo, veç tjerash për shkak të lartüësisë së pagesës së punonjësve në Kosovë dhe për faktin se punonjësit atje nuk janë në rrjedha me zhvillimet dhe kërkesat në Zvicër.
“51 përqind e aksioneve të Swisscom-it i përkasin qeverisë zvicerane. Koncerni tashmë është përpjekur të justifikojë çmimet e larta për shkak të shumë prishjeve në rrjet. Vetëm punonjësit e jashtëm të kompanive partnere janë prekur nga kjo.
Në Swisscom thonë se testi pilot do të zhvillohet me një partner të jashtëm zviceran të jashtëm, në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Puna që tashmë është duke u kryer nga partnerët në Zvicër do të zhvendoset atje, në nivel testimi.
Swisscom ka rreth 2,000 pika Call Center. Rreth gjysma e tyre janë zënë nga partnerë të jashtëm prandaj punonjësit e Swisscom nuk preken nga kjo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor