Shkurt.ch

Swiss: Rekord udhëtarësh, më pak fitim

Me Swiss kanë fluturuar një numër rekord pasagjerësh gjatë vitit 2011. Por, Swiss thotë të ketë fituar më pak se një vit më herët

Swiss raporton rënie në fitim për 17 për qind në 306 milionë franga. Arsyet për rezultatin e keq thuhet të kenë rezultuar me dobësimin e ekonomisë zvicerane dhe me rritjen e çmimeve të karburantëve.

Po ashtu ndikim negativ në të ardhurat e Swiss-it kishte edhe termeti dhe kriza bërthamore në Japoni dhe trazirat politike në Afrikën e Veriut, tha të enjten menaxheri i përgjithshëm i kompanisë zvicerane, Harry Hohmeister.

Swiss tha se rënie drastike kishte shënuar sidomos në tre muajt e fundit të vitit, kur çmimet e kerozinës u shtrenjtuan shumë.

Swiss si degë Lufthansa-s ka njoftuar të enjten se në vitin 2011, megjithatë, shitjet u rritën 3 për qind në 4.93 miliardë franga.

Edhe në vitin 2012, sipas prashikimeve të Swiss-it nuk pritet asnjë ndryshim në tregun ajror zviceran.

Më shumë se 15 milionë pasagjerë fluturuan vitin e kaluar me kompaninë ajrore Swiss.