Lajme

SWISS nuk ka në plan të heqë dorë nga linja Gjenevë-Cyrih

Zvicra nuk ka ndërmend të heqë dorë nga linja e saj Gjenevë-Cyrih, pavarësisht kritikave nga qarqe të caktuara të shqetësuara për ndikimin ekologjik.

“Ne duam të lidhim në mënyrë optimale Zvicrën frëngjishtfolëse me rrjetin tonë”, deklaron drejtori i saj, Dieter Vranckx, transmeton albinfo.ch.

Në një përgjigje për SonntagsBlick ai ka thënë gjithashtu se një lidhje mes Luganos dhe Cyrihut do të ishte interesante edhe për zviceranët sapo të viheshin në dispozicion avionët elektrikë.

“Një linjë e tillë do të ishte tërheqëse për të lidhur Ticino me platformën tonë të Cyrihut”, ka thënë tutje ai.

Deri në vitin 2030, Zvicra planifikon të përgjysmojë emetimet e CO2 në krahasim me vitin 2019. Objektivi i emetimeve zero pritet për vitin 2050.

Lidhur me çmimet e biletave, drejtori i filialit të Lufthansa hodhi poshtë idenë se ato do të ishin shumë të larta. Kostoja mesatare në 2023 ishte 3% më e ulët se në 2022.

“Swiss nuk ka pasur asnjëherë çmimet më të ulëta dhe nuk do të jetë kështu as në të ardhmen. Fluturimi ka një kosto, për ne ka të bëjë edhe me financimin e avionëve të rinj dhe përdorimin e teknologjive miqësore me mjedisin”, u shpreh drejtori zvicerano-belg.