Fun

Swift thyen tri rekorde me këngën e re

Në vetëm katër ditë, ylli amerikan ka thyer tri rekorde muzikore në transmetimet digjitale, duke mposhtur edhe Adelen e Ed Sheeranin

Skena në videoklipin e ri të Taylor Swiftit, ku ajo thyen arkën e një kompanie muzikore po del të jetë e vërtetë.

Në vetëm katër ditë, ylli amerikan ka thyer tri rekorde muzikore në transmetimet digjitale, duke mposhtur edhe Adelen e Ed Sheeranin.

“Look What You Made Me Do” është dëgjuar më shumë se tetë milionë herë në “Spotify” të premten, më shumë se secila këngë e lëshuar deri tani – në ditën e parë të lansimit.

Video po ashtu theu rekorde të shikueshmërisë për një ditë në YouTube. Ajo kaloi 28 milionë klikime në 24 orë, duke thyer rekordin e Adeles “Hello”.

Një video tjetër në të cilën është teksti i këngës ka grumbulluar 19 milionë klikime në ditën e saj të parë, dyfish në krahasim me rekordin që mbahej deri tani nga The Chainsmokers dhe Coldplay “Something Just Like This”.

Kjo këngë i paraprin albumit “Reputation” që pritet të lansohet në nëntor.