Shkurt.ch
SVP/UDC: Me një thesar marramendës lufte
“A mund të blihet Zvicra?” Kjo është pyetja që shtrojnë ish-zëvendëskancelari i Konfederatës Sigg Oswald dhe gazetari Victor Parma në një libër që del në shitje këtë javë. “Është e qartë se ekziston një lidhje mes fuqisë financiare të SVP/UDC-së dhe suksesit të saj”, thotë Sigg Oswald. Ai militon për një rishikim të plotë të ligjit për të drejtat politike, duke deklaruar se një parti e cila regjistrohet për zgjedhje duhet të garantojë një transparence të plotë për të ardhurat dhe shpenzimet e saj.
Në këtë drejtim gazeta “SonntagsZeitung” tregon se SVP/ UDC-ja gëzon një thesar marramendës lufte prej më shumë se 200 milionë frangash përmes fondacionit të saj për një politikë borgjeze.
Kjo gazetë është bazuar në një vlerësim të bërë falë bazës së të dhënave të Orell Füssli-të. SVP/UDC-ja vlerëson këtë shifër sikur të jetë një “fantazi”, ndërsa Presidenti i Fondacionit, Hans Kaufmann, (SVP/UDC për ZH), thotë se ata kanë një shifër më të “ulët”, duke shtuar se ai i përqendrohet politikës së tyre duke mbajtur një diskrecion në lidhje me fondet e fondacionit. Këto mohime sugjerojnë se e vërteta duhet të qëndrojë në mes të 100 dhe 200 milionë frangash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor