Shkurt.ch

SVP-UDC, me iniciativë të re për dëbimin e të huajve

Me iniciativën e re, sipas Amstutz, SVP-UDC do të sjellë para popullit një propozim të aplikueshëm ligji, i cili nuk mund të relativizohet

SVP-UDC është autore e edhe një iniciative të re për dëbimin e të huajve të kriminalizuar. Iniciativa, sipas përfaqësuesve të kësaj partie është e nevojshme për shkakun se ajo e mëparshmja, e bërë dhe e votuar nga populli vitin e kaluar, por “zbutet”.

Deputeti i SVP-së në Dhomën e Kantoneve Adrian Amstutz ka shpallur para delegatëve të partisë së tij në kuvendin e mbajtur sot në Gossau/SG iniciativën e re. Ai me këtë rast ka thënë se nevoja për këtë nismë po paraqitet pasi që sipas tij “ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga nga SP, duke e relativizuar jetësimin e iniciativës  “po devijon nga vullneti i popullit i shprehur me votim vitin e kaluar”.

Me iniciativën e re, sipas Amstutz SVP-UDC do të sjellë para popullit një propozim të aplikueshëm ligji, i cili nuk mund të relativizohet.