Shkurt.ch
SVP-UDC mbetet në pozitë
SVP-UDC vazhdon të jetë e interesuar për të pasur dy vende në Qeverinë Federale por "megjithatë, më mirë një vend se asnjë"
Delegatët e SVP-UDC-së, të tubuar sot në kuvendin e tyre morën vendimin që të vazhdojnë qëndrimin në qeveri. Ata me këtë rast përkrahën me 442 vota qëndrimin e kreut të partisë për të mbetur në pozitë. Kundër ishin vetëm 25 veta ndërsa 7 ishin të përmbajtur.
Siç ka thënë Adrian Amstutz në këtë kuvend, SVP-UDC vazhdon të jetë e interesuar për të pasur dy vende në Qeverinë Federale por “megjithatë, më mirë një se asnjë”, ka arsyetuar ai mbetjen në pozitë.
Sipas kësaj, përfaqësuesi i vetëm i SVP-UDC-së në qeveri, ministri aktual i mbrojtjes, Ueli Maurer do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij sikur më parë.
Në kuvendin e sotëm SVP-UDC ka vendosur edhe rreth qëndrimit të saj kundrejt iniciativës që do të votohet më 11 mars “6 javë pushim për të gjithë”. Qëndrimi do të jetë negativ, është evndosur me shumicë të madhe.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes