Shkurt.ch
SVP-UDC feston nën mbrojtjen e policisë
Për shkak të rrezikut nga incidentet, tubimi është mbajtur nën masa të jashtëzakonshme sigurie
Partia SVP-UDC ka mbajtur dje një “manifestim familjar” në Bundesplatz të Bernës, ku, sipas organizatorëve, kanë marrë pjesë rreth 6000 veta. Për shkak të rrezikut nga incidentet, tubimi është mbajtur nën masa të jashtëzakonshme sigurie, respektivisht njësi të mëdha policore e kanë mbajtur të rrethuar vendin e manifestimit.
SVP-UDC ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e saj që të merrnin pjesë në një “festë me folklor dhe me diskutime politike”.
Në një fjalë të mbajtur para të pranishmëve, kryetari i SVP-UDC-së Toni Brunner ka shprehur ambicien e partisë për të pasur edhe një vend ministri në Qeverinë Federale. Ndërsa Christoph Blocher ka kritikuar synimet për të hyrë në BE.
Katër vite më parë në një manifestim të ngjashëm të kësaj partie kishin ndodhur incidente të rënda, pasi që grupe majtiste kishin ndërhyrë në mesin e manifestuesve. Edhe këtë vit, grupet e përmendura kishin bërë përpjekje për të penguar tubimin.
Për të pamundësuar përsëritjen e atij skenari, këtë vit policia e kishte barrikaduar sheshin Bundesplatz. Majtistët kishin mbajtur tubim proteste në një shesh tjetër rreth një kilometër larg.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor