Lajme

SVP-ja kërkon mbrojtje më të mirë të kufijve të Zvicrës

Partia Populiste Zvicerane (SVP) ka nisur një iniciativë popullore për “mbrojtjen e kufijve”, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjet e Shengenit, transmeton albinfo.ch.

“Ne kemi humbur prej kohësh kontrollin e kufijve tanë. Ne nuk e dimë më se kush po hyn në vendin tonë”, tha kryetari i partisë, Marcel Dettling.

“Kufijtë nuk mbrohen më dhe kaosi i azilit vazhdon i pandërprerë”, vuri në dukje ai, duke shtuar se kufijtë e hapur sjellin gjithashtu më shumë kriminelë, shkruan thelocal.

Partia tani duhet të mbledhë 100 mijë firma për ta çuar këtë çështje në kutinë e votimit.