Shkurt.ch
SVP, 2 mijë franga shpërblim për kapjen e shkatërruesve të pllakateve
SVP-ja në Thurgau ofron 2 mijë franga shpërblimin për informatorin, i cili do të japë detaje se kush po i demolon pllakatet e tyre zgjedhore
SVP-ja në Thurgau ka publikuar një shpallje në një gazetë lokale, në të cilën thuhet se kush ofron të dhëna për autorët që po i shkatërrojnë bilbordet dhe materialet propagandistike të këtij subjekti politik, shpërblehet me 2 mijë franga.
Në shpallje është publikuar edhe një numër telefoni, në të cilin përgjigjet anëtari i SVP-së, Henry Frei, njofton gazeta “Tagblatt”.”Përsëri bilbordet janë demoluar. Një pllakate e tillë kushton rreth 250 franga”, deklaron Henry Frei, anëtar i SVP-së në Thurgau. Ai thotë se edhe me iniciativën për ndalimin e minareve materialet e tyre propagandistike ishin shkatërruar. “Publikimi në gazetë do të parandalonte shkatërrimin e tyre”, shpreson politikani i SVP-së.
“Autorët janë njerëz që e urrejnë SVP”, thekson Frei, dhe pret nga informatorët, t’i japin informacione për autorët e këtyre rasteve, të cilët thotë se do t’i denoncojë për vepra penale.
Nga ana tjetër zyrtarë të fushatës zgjedhore të SVP-së në Thurgau thonë se një nismë e tillë nuk ishte koordinuar me SVP-në. “Kjo është shpallje e një personi privat dhe nuk është shpallje zyrtare e SVP-së”, tha Tomas Gemperle, udhëheqës i fushatës në Thurgau.
SVP-UDC ishte kritikuar ashpër nga subjektet tjera politike në Zvicër për gjuhën denigruese që po përdor në fushatën e saj zgjedhore ndaj të huajve e sidomos ndaj kosovarëve..
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor