Fun

Suspendohet shoferi që la majmunin të drejtojë autobusin

Një drejtues autobusi është pezulluar nga detyra pasi u filmua duke lënë një majmun që të ‘drejtonte’ mjetin.

Megjithëse asnjë nga 30 udhëtarët në bordin e automjetit nuk u ankua për shoferin e ri, kur video majmuni u bë virale, punëdhënësit e shoferit morën masa.

Siguria e udhëtarëve nuk mund të vihet në rrezik duke “lejuar një majmun në timon”, tha një zëdhënës në Indi, shkruan “Java News”.

Ky vendim çuditërisht nuk është pritur mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.

“Sa i ëmbël. Pse u pezullua? Ai thjesht duhet të ishte paralajmëruar që të mos e përsëriste më”, janë shprehur përdoruesit e Twitter.

Incidenti u regjistrua të hënën në Davanagere të Indisë.

Sipas dëshmitarëve majmuni hipi në autobus me një pasagjer tjetër, por refuzoi të ulej në ulëse duke preferuar të qëndronte në timon.

Ndërsa shoferi M. Prakash duket se nuk u shqetësua nga ky fakt duke e lënë kafshën të ulej në timon, ndërsa vazhdoi udhëtimin.

https://www.youtube.com/watch?v=pZEcAi4nETU