Shkurt.ch
Suedezi i Ikea-s, zvicerani më i pasur
Pasuria e gjithëmbarshme e 300 më të pasurve është shtuar për 11 miliardë franga të tjera, duke mbërritur kështu 481 miliardë franga
Revista ekonomike zvicerane “Bilanz” bën në çdo fund viti “bilancin” e 300 zviceranëve më të pasur, gjegjësisht lëvizjet më të reja në këtë sferë. Për vitin 2011, revista ka konstatuar një rritje të pasurisë së njerëzve më të pasur të Zvicrës. Pasuria e gjithëmbarshme e këtyre 300 personave është shtuar brenda këtij viti për 11 miliardë franga të tjera, duke mbërritur kështu shifrën 481 miliardë franga.
Sikurse edhe në dhjetë vitet e deritashme, në vendin e parë të listës së më të pasurve është pronari i gjigantit të m mobileve “Ikea”, suedezi me qëndrim në Zvicër Ingvar Kamprad. Me gjithë faktin se gjatë vitit që po shkon ai ka humbur rreth 1.7 miliard, pasuria e tij peshon mbi 35 miliardë franga.
Pas tij vijnë në radhë, me një diferencë të madhe, pronaret e koncernit të madh të farmacisë, familjet Hoffman dhe Oeri nga Baseli, të cilat së bashku posedojnë në mes 13 dhe 14 miliardë franga. Pronarët e rrjetit të madh të tekstilit C&A, Brennikmeijer vlerësohen se kanë pasuri në mes 12 dhe 13 miliardë franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor