Tematike

Studiuesi sugjeron kurse integrimi për zviceranët: “ata po mbeten pakicë”

Një sociolog zviceran me prejardhje tamile thotë se emigracioni nuk mund të ngadalësohet më. Zvicra duhet të jetë krenare për larminë e saj të madhe

Sociologu me prejardhje tamile, Ganga Jey Aratnam përshkruan Zvicrën si vendin më të larmishëm në Evropë – me përjashtim të Luksemburgut.

Ai madje, sugjeron kurse integrimi për vendasit.

“Për emigracionin e moderuar” – ky është emri i iniciativës që do t’u prezantohet votuesve në referendumin që mbahet në shtator. Nëse përgjigja do të jetë pozitive, Këshilli Federal do të ketë një vit për të negociuar përfundimin e marrëveshjes me BE-në për lëvizjen e lirë të personave.

Në një intervistë për “SonntagsZeitung”, sociologu Ganga Jey Aratnam thotë se emigracioni nuk mund të ngadalësohet – madje as me ligje të reja. Të drejtat e njeriut, integrimi në Evropë dhe struktura ekonomike qëndrojnë në rrugën e kësaj, transmeton albinfo.ch. “Sot ne jemi shumë të lidhur ngushtë dhe të përfshirë”.

Emigracioni edhe mund të kontrollohet, por vetëm në një masë të kufizuar. “Në mbi gjysmën e të gjitha martesave në Zvicër, të paktën një nuse dhe dhëndër nuk kanë pasaportë zvicerane”, thotë studiuesi. Shto këtu pastaj fëmijët e migrantëve, njerëzit me status të refugjatëve, bashkimin familjar dhe fuqinë punëtore që ekonomia zvicerane do të vazhdojë të tërheqë nga jashtë edhe në të ardhmen.

“Hiper-diversitet në Zvicër”
Ai e përshkruan Zvicrën si vendin më të larmishëm në Evropë – me përjashtim të Luksemburgut, i cili është shumë më i vogël për sa i përket numrit të popullsisë. “Kur diveristeti njëherë arrihet, ai nuk ka më të ndalur,” thotë 48-vjeçari. Por, Zvicra qëndron  mirë me diversitetin dhe ka çuditërisht pak probleme.

Nga ana tjetër, shumë njerëz jashtë vendit besojnë se në Zvicër është i përhapur racizmi dhe se ai e bën jetën të vështirë për gratë migrante, transmeton albinfo.ch. “Pranimi i iniciativës për minaren shpesh përmendet si provë në këtë drejtim. “Këto referendume adresojnë problemet dhe shkaktojnë debate politike që derdhen diku tjetër dhe më pas mund të çojnë në dhunë.

“Dalëngadalë, zviceranët po bëhen pakicë”

Studiuesi argumenton se Zvicra duhet të jetë krenare për larminë e saj të madhe. “Zvicra duhet të shohë hiper diversitetin si kulturë të sajën”. Ai mund të kuptojë se kjo është njëfarë mbingarkese për një numër banorësh autoktonë, përcjell albinfo.ch “Prandaj, kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet të ketë kurse integrimi për vendasit” thotë studiuesi. Kurse të tilla janë të domosdoshme për vendasit sepse ata ngadalë po bëhen pakicë. Është në interesin e tyre të gjejnë qasje te njerëzit me prejardhje migracioni. “Nëse vendasit nuk përshtaten, ata do të bëhen humbës në vendin e tyre.”

Aratnam sheh nevojën për veprim, veç tjerash tek azilkërkuesit. Këtu ekziston një potencial i konsiderueshëm i papërdorur. “Zvicra gjithashtu ka nevojë për njerëz jo shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, për shembull në infermieri ose hotelieri”, tranmsetpn albinfo.ch. Ne duhet të investojmë më shumë në trajnime për të rriturit dhe të vendosim stimulime të tjera në sistem.

“Racizmi në martesa”

Studiuesi në fjalë, ndonëse tërthorazi, merret edhe me shqiptarët në Zvicër, kur ata i merr si shembuj, krahas të tjerëve, për refuzimin e martesave me njerëz jashtë rrethit të tyre kulturor, vëren albinfo.ch.

Aratnam sheh tek tema e racizmit një ndër tabutë më të mëdha. “Shumë njerëz nga Kosova, Turqia ose Sri Lanka, për shembull, mund të marrin me mend martesën vetëm me persona nga e njëjta zonë kulturore”. Është raciste kur një baba zviceran thotë se vajzës së tij nuk i lejohet të martohet me një person me lëkurë të errët. “Nëse një shqiptar thotë se duhet të martohet vetëm me shqiptarë, është po aq raciste”. E njëjta gjë vlen edhe për homofobinë alarmante të përhapur edhe midis grupeve të caktuara të migrantëve.