Lajme
Studim: Bankat e Evropës vazhdojnë të ruajnë qëndrueshmërinë
Bankat e Evropës nuk po integrojnë ndryshimet klimatike dhe shqetësime të tjera të qëndrueshmërisë në sistemet e tyre të menaxhimit të rrezikut aq shpejt sa rregullatorët presin, tregoi të hënën një studim nga BlackRock për Bashkimin Evropian, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Në një raport të ndërmjetëm, BlackRock tha se kishte analizuar reagimet nga huadhënësit e rajonit dhe zbuloi se shumica vetëm sa kishin filluar të reflektonin rreziqet e lidhura me mjedisin, shoqërinë dhe qeverisjen (ESG) në proceset e tyre të brendshme. Një raport përfundimtar, i cili do të përdoret nga Brukseli për të ndihmuar zhvillimin e rregulloreve të reja, pritet të dalë në prill të vitit të ardhshëm.
“Përgjigjet nga pjesëmarrësit në studim sugjerojnë që shumica e bankave janë … larg pritjeve nga udhëzimet rregullatore, standardet ndërkombëtare si TCFD dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha raporti.
“Kjo përfshin boshllëqe të konsiderueshme në përcaktimin e rreziqeve ESG, integrimin në qeverisje dhe strategji, zhvillimin e proceseve dhe mjeteve dhe zbulimet adekuate”, sipas raportit. TCFD (Task Force mbi Zbulimet Financiare të Ndërlidhura me Klimën) u krijua më 2015 nga Bordi i Stabilitetit Financiar, një organ ndërkombëtar i ngritur më 2009 gjatë krizës financiare globale për të monitoruar sistemin financiar të botës.
“Ky raport është vetëm një analizë paraprake e të dhënave të mbledhura deri më tani. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Komisionit në një fazë të mëvonshme”, u tha më tej, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor