Tematike
Spar ngul këmbë, nuk e kthen pijen “Shqip King” në raftet e saj
"Meqenëse simbolika mbi produktin mund të interpretohet negativisht dhe kjo simbolikë nuk është e favorshme për neutralitetin, barazinë dhe bashkimin e të gjithëve, produkti është hequr"
Javën e kaluar, kompania e shitjes me pakicë “Spar” kishte hequr nga asortimenti i disa marketeve të saj pijen energjike “Shqip King”, shkruan albinfo.ch. Kjo pije e prodhuar nga zvicerani Markus Brun, në etiketën e saj mbante shenjën e shqiponjës dykrenare, gjegjësisht të imitimit të saj përmes gjestit të njohur me kryqëzim të duarve.
Pija me këtë etiketë, sipas Spar-it “mbart potencial konflikti”, duke iu referuar peshës simbolike që ky gjest ka për shqiptarët.
Pas reagimeve të shumta të shqiptarëve në rrjete sociale e forume të tjera, ditë më parë kundër këtij vendimi ka reaguar edhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, reagim të cilin e ka botuar albinfo.ch.
Kuvendi kishte mbrojtur qëndrimin se gjesti i shqiponjës, i popullarizuar sidomos tek të rinjtë, nuk drejtohet kundër askujt prandaj është thjesht një përshëndetje dhe shenjë e shprehjes së gëzimit.
Ndërkohë edhe media zvicerane janë marrë me këtë temë. Gazeta Blick, pasi ka botuar pjesë nga reagimi i KSHZ, ka marrë edhe mendimin e kompanisë Spar, e cila vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj të prerë rreth heqjes së pijes energjike në fjalë.
“Si një kompani kozmopolite, Spar është e përkushtuar ndaj neutralitetit, drejtësisë dhe barazisë, pavarësisht prejardhjes së njerëzve” ka shkruar një zëdhënëse e kompanisë, transmeton albinfo.ch. Ky është madje një faktor suksesi i kompanisë dhe në mënyrë që ajo të mbetet e tillë, Spar distancohet nga politika, feja, nacionalizmi, ekstremizmi dhe derivatet e ndryshme të mundshme prej saj.
Më tutje Spar shkruan: “Pija energjike Shqip King nuk ishte artikull zyrtar i Spar dhe për këtë arsye nuk është renditur kurrë nga Spar. Produkti në fjalë ishte i disponueshëm vetëm nga pesë dyqane për një kohë të shkurtër. Meqenëse simbolika mbi produktin mund të interpretohet negativisht dhe kjo simbolikë nuk është e favorshme për neutralitetin, barazinë dhe bashkimin e të gjithëve, produkti është hequr “.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes