Futboll

Spanja, kampione e botës në futboll për femra

Me një rezultat minimal prej 1 me 0 kundër Anglisë, kombëtarja e Spanjës është shpallur kampione e botës në futboll për femra.

I vetmi gol që u realizua në këtë ndeshje ishte ai i Cermona Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes, përcjell Albinfo.ch.

Spanjollet mund ta dyfishonin epërsinë e tyre në minutën e 70’, por Hermoso dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Ky kampionat u zhvillua në Australi dhe Zelandë të Re./Albinfo.ch