Sport

Sot, ditë e madhe për Majlinda Kelmendin

Majlinda Kelmendi është favoritja kryesore për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg

Sot në Budapest të Hungarisë fillon Kampionati Botëror i xhudos, ku Kosova do të marrë pjesë me katër xhudistë, Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin, Nora dhe Akil Gjakovën, shkruan albinfo.ch.

Favoritja kryesore për medalje mbetet Majlinda Kelmendi. Ajo dhe Distria do të garojnë sot, kurse Nora dhe Akili nesër. Garat fillojnë rreth orës 10:30.

Kelmendi e pret fituesen e duelit ndërmjet zviceranes Evelyne Tschopp dhe koreanes Aerim Kwon. Ndërkohë, Distria Krasniqi e pret fituesen në mes azerbajxhanases, Nazakat Azizova dhe marokenes Ikram Soukate.

Majlinda Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore. Ajo është kampione e trefishtë evropiane, dhe fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike.