Kosova
Sot, dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Sot, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, bëhen homazhe dhe mbahet akademi në shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Thuhet se sot në gjithë Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Një ekspozitë me fotografi të fotografit Sefer Aliqkaj do të hapet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa një turnir në volejboll do të mbahet në Skenderaj.
Ekspozita me 59 fotografi do të hapet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në Pallatin e Rinisë do të mbahet një akademi përkujtimore.
Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së mbahet Nata e zjarreve në Prekaz.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes