Shkurt.ch

Sommaruga: Për azilin na duhet më shumë kohë

Sa u përket masave si ndërrimi i ligjeve dhe ristrukturimet, nuk mund të punohet sot për nesër, ka thënë ajo

Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, në një intervistë të dhënë në emisionin e mbrëmshëm 10vor10 ka pranuar se kohëve të fundit janë shtuar problemet në fushë të azilit. Për t`i tejkaluar ato, sipas ministres Sommaruga, nevojitet kohë.

Qeveria është duke punuar në drejtim të shkurtimit të procedurave të azilit, ka thënë ajo. Këtu bën pjesë marrja e masave afatshkurtra. Ndërkaq, sa u përket masave si ndërrimi i ligjeve dhe ristrukturimet, nuk mund të punohet sot për nesër, ka thënë ajo.

Nevojë për përmirësim, sipas ministres, ka edhe në zbatimin e ligjeve. Aktualisht, mund të ndodhë që procedurat e azilit të zgjatin tre ose katër vjet, ka thënë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.