Shkurt.ch
Skulpturë në Suedi për fëmijët e Kosovës
Skulptura „Gëzimi“ do të vendoset të martën në qytetin e Vasterasit të Suedisë, në shenjë kujtimi për viktimat e luftës në Kosovë
Skulptura i dedikohet Gëzim Dervishit nga komuna e Drenasit, i cili në moshën 8 vjeçare ishte deportuar nga Kosova.
Ai gjatë luftës kishte kaluar nëpër kampet të refugjatëve në Suedi. Me skulpturën e Gëzimit do të përkujtohen fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, dhe gjithë ata fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe.
„Me këtë skulpturë paraqiten vuajtjet, persekutime duke treguar se cila është e vërteta për luftën e Kosovës, se nga kush janë vrarë dhe masakruar mijëra fëmijë, gra e pleq, se nga kush janë dhunuar mijëra vajza shqiptare, se nga kush janë dëbuar afër një milion shqiptarë nga Kosova”, thonë iniciatorët e përurimit të skulpturës në fjalë në qytetin e Vasterasit të Suedisë .
Historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet refugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.
Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.
Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës