Shkurt.ch

Sigurimet zvicerane paguajnë 5200 franga për kokë banori

Gjithsej shuma e paguar klientëve është 41 miliardë franga, ndërsa klientët kanë paguar 55 miliardë franga për sigurimin e tyre

Kompanitë private të sigurimeve jetësore dhe materiale, kanë paguar vitin e kaluar mesatarisht nga 5200 franga për kokë banori. Gjithsej shuma e paguar mbërrin në 41 miliardë franga.

Nga ana tjetër të siguruarit zviceranë kanë paguar gjatë vitit që shkoi 30 miliardë franga për sigurimin jetësor dhe 25 milionë franga për sigurimin nga dëmtimet. Këto shifra i ka publikuar sot Bashkësia e kompanive zvicerane të sigurimit (SVV), transmeton swissinfo.ch.

Në Zvicër numërohen 213 kompani të koncesionuara sigurimi. Të gjitha së bashku, më 1 janar 2011 kanë pasur 48659 të punësuar, numër ky për 1.5 për qind më i vogël se një vit më parë.

Dy kompani zvicerane të sigurimit bëjnë pjesë në mesin e 20 kompanive më të mëdha evropiane të kësaj fushe. “Zürich Konzern” është në vendin e katërt në këtë listë ndërsa “Swiss Life”, e tetëmbëdhjeta.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Evropë është Allianz-Gruppe e Gjermanisë, e ndjekur në vendin e dytë nga Axa e Francës.