Kosova

Si të keni kujdes nga Lia e Majmunëve

Në Kosovë të premten është konfirmuar rasti i parë me “Mpox”, i njohur si Lia e Majmunëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish sot ka dhënë informata lidhur me këtë sëmundje, simptomat, parandalimin e përhapjes, etj.

“Kujdesi fillon nga vetja! Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, shkruan IKSHPK, transmeton albinfo.ch.

Në disa fotografi të publikuara nga ky Institut bëhet e ditur se Lija e Majmunit përhapet më lehtë gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë, lëkurë me lëkurë, e veçanërisht gjatë seksit.

IKSHPK njofton se simptomat më të shpeshta janë: skuqje, nyje limfatike të ënjtura, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje shpine dhe dhimbje rektale, energji e ultë, etj.

Instituti tutje rekomandon që të shmanget kontakti i ngushtë me personat që kanë simptome, të praktikohet seks i sigurt, të pastrohen duart, etj.

IKSHPK kërkon nga ata që kanë simptoma që të izolohen, t’i njoftojnë ata me të cilët kanë pasur kontakt si dhe të kërkojnë kujdes mjekësore.