Kosova
Si ndodhi vetaksidenti me autoblindë, ku tetë policë mbetën të lënduar?
Rreth orës 20:00 të së premtes, në fshatin Grabovc të Zveçanit një autoblindë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës u vetaksidentua.
Sipas ish-kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, kjo autoblindë ra nga ura.
“Para pak minutash pranova lajmin për incidentin e rëndë në Veri, ku një autoblindë e NJSO-së ka rënë nga ura, duke lënë të lënduar disa nga policët tanë të guximshëm. Urojmë nga zemra shërim të shpejtë për të lënduarit dhe jemi pranë tyre në këto momente, ashtu siç ata janë pranë nesh gjithmonë”, ka shkruar Bahtiri.
Si pasojë, tetë policë pësuan lëndime trupore.
“Ka të lënduar, por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve)”, tha kështu zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Derisa policët po trajtoheshin në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, pranë këtij objekti janë para forca të shtuara të zyrtarëve policorë.
Ndërsa drejtoresha e këtij spitali, Laura Nushi, ka bërë të ditur se zyrtarët policorë të aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetë, derisa tre prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Gjendja pas ekzaminimeve të bëra është stabile, është jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë dërguar për në SHSKUK, ndërsa pesë të tjerë janë liruar për në shtëpi. Ata kryesisht kanë fraktura të ekstremiteteve dhe plagë të jashtme sipërfaqësore, ata që kanë shkuar në Prishtinë edhe ata nuk kanë ndryshime prej diagnozave që janë lëshuar nga spitali ynë”, ka thënë Nushi.
Lidhur me këtë vetaksident, ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili u ka uruar shërim të shpejtë policëve, ndërsa ka treguar se ku do të transferohen tre prej policëve për mjekim, pasi i vizitoi ata.
“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar, duke reaguar shpejt dhe në mënyrë profesionale”, shkroi Vitia.
E-Diaspora
-
Festa me një mesazh për shqiptarët: Të ruajmë gjuhën amtare Nga manifestimi i mbajtur ditë më parë në Neunehof- Aargau për nder të Ditës së...
-
Restoranti “Letzigrund”, vazhdimësi e traditës së familjes Kqira
-
Vizitë në Fetaxid, kompani 36-vjeçare me pronar shqiptar në Zvicër
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”?
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
Jeta në Zvicër
-
Simbolet naziste së shpejti do të ndalohen në Zvicër Svastikat dhe përshëndetjet e Hitlerit duhet të ndalohen në hapësirat publike në Zvicër. Këshilli Federal ka...
-
Këshilli Federal refuzon tatimin mbi trashëgiminë e madhe
-
Në këto rrugë do të ketë trafik të ngarkuar gjatë ditëve të festave
-
SNB rrit tregun e pasurive të paluajtshme
-
Punimet në Gotthard nisin në janar, ky është orari për udhëtarët