Fun

Si frikësohen yjet e Parisit për “Halloween”

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video mjaft humoristike, ku yjet e kësaj skuadre frikësohen nga një person, që është i maskuar

31 tetori njihet si dita e “Halloween”, ku në shumë vende festohet në mënyra të ndryshme, duke u veshur në mënyrë të veçantë, dhe duke u munduar për t’i frikësuar të tjerët, shkruan albinfo.ch.

Kjo festë ka arritur më herët në kryeqytetin francez, përkatësisht në skuadrën e Paris Saint Germain.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video mjaft humoristike, ku yjet e kësaj skuadre frikësohen nga një person, që është i maskuar.

Duket se më së shumti është frikësuar Kylian Mbappe, ylli i kësaj skuadre, që është vetëm 18-vjeçar.

Por, edhe reagimet e lojtarëve tjerë ishin mjaft interesante.