Shkurt.ch

Shumica, për kufizimin e lëvizjes së azilkërkuesve

Azilkërkuesve do tu lejohet udhëtimi jashtë vendit vetëm në raste të jashtëzakonshme, si në rast vdekjeje të familjarëve

Partitë SVP-UDC, FDP-PLR dhe CVP-PDC janë shprehur për kufizimin e lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve dhe të huajve me status F.

Kjo ka rezultuar nga një konsultim i bërë për rishikimin e një rregulloreje të propozuar në dhomën federale të parlamentit të Zvicrës.

Intenca është që azilkërkuesve tu lejohet udhëtimi jashtë vendit vetëm në raste të jashtëzakonshme, sikur për shembull në rast vdekjeje të familjarëve.

Nga ana tjetër, partitë si SP-PS dhe të Gjelbrit e konsiderojnë këtë kufizim si të paarsyeshëm.

Por qeveria e konsideron praktikën e deritashme si të pakënaqshme. Sipas informatave të saj, abuzimet si rastet e qëndrimit të gjatë jashtë vendit i azilkërkuesve gjatë kohës kur ata marrin ndihma sociale janë duke u rritur.