Lajme
Vetëm 2.8% e zviceranëve infektohen në restorante dhe kafene
Por këto të dhëna duhen marrë me kujdes, paralajmëron BAG. Pyetja është se si futet virusi në familje.
Sipas shifrave më të reja të publikuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shumica e njerëzve në Zvicër infektohen në rrethin e tyre familjar.
Numri i rasteve të infeksionit me koronavirus në Zvicër ka ngecur në një nivel të lartë për një kohë të gjatë.
Për këtë arsye, kohët e fundit, përfaqësues të spitaleve të ndryshme universitare dhe grupi i punës (Task Force) kanë kërkuar një bllokim tjetër dhe më të ashpër, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave zvicerane.
Bllokimi do të përfshinte mbylljen e të gjitha lokaleve shërbyese, si restoranteve, kafeneve, qendrave të argëtimit etj.
Drejtoresha shëndetësore e Kantonit të Cyrihut, Natalie Rickli i ka bërë dje thirrje Këshillit Federal të shtrëngojë masat këtë të premte dhe të mbyllë restorantet në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, në një letër të hapur, sektori i restoranteve dhe kafeneve i ka bërë thirrje Këshillit Federal që të përmbahet nga një hap i tillë.
Dhe tani kundërshtarët e një bllokimi të ashpër kanë një arsye që të ndihen të konfirmuar sa i përket qëndrimit të tyre.
Me kërkesë të portalit Nau.ch, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka shpjeguar se në cilat ambiente është infektuar më së shpeshti popullata zvicerane nga 16 korriku deri më 9 dhjetor.
Sipas kësaj informate, shumica e infeksioneve – pothuajse një në tre (29 për qind) – kanë ndodhur brenda rrethit familjar, transmeton albinfo.ch. Me përqindje të njejtë rezulton “vendndodhja e infeksionit nuk dihet” ndërsa në 16 për qind të rasteve të tjera kemi të bëjmë me “kontakte të tjera”.
Vendi i punës si burim infeksioni vijon në vendin e katërt. Ndërsa dhjetë përqindëshi i mbetur i inmfeksioneve vjen nga ambientet si baret dhe restorantet (2.8 për qind) ose demonstratat dhe shkollat.
Por këto të dhëna duhen marrë me kujdes, paralajmëron BAG. Zëdhënësi Daniel Dauwalder thotë rreth kësaj: “Nëse virusi ka arritur një familje, probabiliteti është shumë i lartë që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen”. Pyetja është se si futet virusi në familje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor