Kosova

Shtyhet deri në ora 00:00 afati për aplikim të certifikimit të partive politike

Partitë politike kanë pasur afat për të aplikuar për certifikim (dhe dorëzim të listave të kandidatëve) që nga 1 shtatori, deri sot në ora 16:00 – pra, plot 102 ditë.

Megjithatë, pak minuta para përmbylljes së këtij afati, anëtarët e KQZ-së nga radhët e partive politike, kanë vendosur t’a shtyjnë këtë afat LIGJOR, edhe për 8 orë të tjera.

Ndonëse faji për këtë shtyrje po tentohet t’i lihet problemeve të platformës online, në fakt, fajtorët e vetëm janë partitë (sidomos ato të mëdha) që nuk e kanë marrë seriozisht procesin, duke i lënë aplikimet për momentet e fundit.

E sistemi online, si zhvillimi më pozitiv i KQZ-së në këto zgjedhje, ka funksionuar si është më së miri.