Shkurt.ch
Shtim i kërkesave të azilit gjatë muajit janar
Shënimet më të reja tregojnë për 1934 kërkesa të reja azili gjegjësisht një rritje prej 8.5 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar
Zyra Federale për Migracion (BFM) ka publikuar të enjten statistikat lidhur me numrin e azilkërkuesve që kanë ardhur në Zvicër gjatë muajit janar të këtij viti. Shënimet më të reja tregojnë për 1934 kërkesa të reja azili gjegjësisht një rritje prej 8.5 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.
BFM me këtë rast sqaron se për çdo vit në janar kemi shtim më të madh të numrit të azilkërkuesve, për ndryshim nga ditët festive të fundit të dhjetorit kur shënohet një rënie e kërkesave.
Numri më i madh i kërkesave për azil gjatë janarit ka ardhur nga Siria, prej strehim në Zvicër kanë kërkuar 411 persona, ose për 27 më shumë se në dhjetorin e vitit 2013. Në vendin e dytë janë azilkërkuesit nga Eritrea, me 188 kërkesa gjegjësisht 44 më pak se në dhjetor. Lista vazhdon me tunizianët (121), Srilankezët (113), marokenët 110 kërkesa të azilit.
Në këtë listë bie në sy se numri i azilkërkuesve nga Ballkani ka vazhduar trendin e rënies. Nga Kosova gjatë janarit kanë kërkuar azil 29 persona, nga Serbia 27 dhe nga Shqipëria 16, nga Bosnja 15 dhe nga Maqedonia 12 dhe nga Mali i Zi gjithsej 2 persona.
Përderisa për shtetasit e të gjitha vendeve tjera të Ballkanit tendenca e rënies ka pasur të bëjë me vendosjen e procedurës së shpejtë, 48 orëshe që nga gushti i vitit 2012, te kosovarët, gjatë vitit 2013 nuk ka pasur rënie, përkundrazi.
Autoritetet kompetente gjatë janarit kanë zgjidhur 2327 kërkesa azili, nga të cilat 426 veta kanë marrë përgjigje pozitive. (albinfo.ch/sda)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor