Kosova
Shtetasit maqedonas, më të deportuarit nga Gjermania
Bëhet e ditur se numri i personave të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i dëbimeve u rrit me një të tretën, shkruan gazeta Neue Osnabrücker Zeitung, sipas Deutsche Welle, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këto të dhëna janë të qeverisë gjermane, të deklaruara në përgjigjen e një pyetjeje parlamentare nga partia e Majtë. Sipas tyre, nga janari deri në mars të këtij viti nga Gjermania janë dëbuar 4791 persona, ose rreth 34% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë Maqedonia është në krye të listës së dëbimeve. Në tremujorin e parë të vitit 2024, 483 qytetarë të Maqedonisë së Veriut u dëbuan nga Gjermania. Gjatë gjithë vitit të kaluar 2023 janë deportuar 1177 shtetas të Maqedonisë. Nga 483 shtetas të dëbuar të Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2024, 233 ishin gra dhe 227 të mitur.
Në vendin e dytë për nga numri i dëbimeve është Turqia, ku janë kthyer 449 shtetas. Pasohet nga Gjeorgjia (416), Afganistani (345) dhe Serbia (312).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës