Shkurt.ch

Shtetasi i Serbisë vret ish-gruan e tij me sëpatë

Mëngjesin e sotëm, në një rrugë të frekuentuar të Cyrihut, një mashkull ka vrarë një femër, duke e goditur me sëpatë në kokë. Pasi një herë ka ikur nga vendi i krimit, ai pas 30 minutash është paraqitur vetë në polici për të pranuar vrasjen e bërë.

Siç ka konstatuar ndërkohë policia, si viktima 52 vjeçe, ashtu dhe dorasi, 55-vjeçar, ishin shtetas të Serbisë. Merret vesh se ata kishin qenë më parë në marrëdhënie bashkëshortësie. Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i ditur.

Vrasjen e kanë parë disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë parashkollor.