Shkurt.ch

Shtator: Rënie e vogël e papunësisë në Zvicër

Numri i të papunëve në Zvicër ka rënë pak në shtator, pavarësisht nga efektet e pafavorshme të shkaktuara nga frangu i fortë. Ai ka rënë për 343 veta, për të zbritur në numrin e 111.344 personave.

Për një vit numri i të papunëve tregon një tkurrje të një e pesta (-20,5%) ose 28.696 persona, ka shpjeguar Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) të premten. Numri i kërkuesve të punës, që përfshin edhe ata që janë duke kryer një trajnim ose që jetojnë me të ardhura të përkohshme, ka rënë për 378 veta, duke u shifruar tani në 164.448 persona.

Papunësia e të rinjve, e cila përfshin grupin me moshën 15-24 vjeç, duket gjithashtu në rënie. Tani për tani kemi të bëjmë me 17.932 veta të papunë, ose një zbrite prej 144 personave (-0.8%).

Ndërsa numri i vendeve të lira është në rritje prej 851 vende, për të arritur gjerë në 19.435 vende, tregon Enti rajonal për punësim.