Shkurt.ch
Shqiptari, miliarder për 15 minuta!
"Miliarderi", Agron Shala pas 15 minutash e kuptoi se bëhej fjalë për 12 miliardë marka dhe madje të vitit të largët 1923 (Reichsmark)
Infermieri Agron Shala nuk u kishte besuar syve kur, në kuletën që kishte gjetur në rrugë kishte parë jo më pak se 12 miliarda!!!
Natyisht, bëhej fjalë për 12 miliardë marka dhe madje të vitit të largët 1923 (Reichsmark).
Agroni po dilte nga dentisti dhe donte të blinte diçka në shitoren e afërt, në një lagje të Këlnit, kur, pranë karrocës së shitores i bie në sy një kuletë ngjyrë kafe. “Shikova brenda se mos kishte ndonjë letërnjoftimi. Por kur i pashë kartmonedhat, mendova se dikush mund t`i ketë humbur aksionet në vlera miliardëshe, kështu që menjëherë shkova te patrolla më e afërt e policisë”, thotë gjetësi i ndershëm 46 vjeçar.
Policët u befasuan shumë kur shpalosën atë çfarë kishte brenda kuletës. Plot 11.896.223.000 reichsmark. Siç dimë nga historia, nga inflacioni i lartë që kishte kapluar Gjermaninë pas Luftës së Parë Botërore, monedha e atëhershme, reichsmark, kishte pësuar një humbje të jashtëzakonshme të vlerës. Kështu, bankat ishin detyruar të shtypnin bankënota me shifra astronomike.
Deri sa Agroni ishte ende me policët, vjen me të shpejtë një i ri 28 vjeçar duke bërtitur, i alarmuar se kishte humbur portofolin gjatë kohës sa ishte në shitore. Sapo i pa “të hollat”, u lehtësua, shkruan express.de.
“Miliardat” e gjetura kanë vetëm një vlerë koleksionare prej disa eurosh. I riu që i kishte humbur dhe sërish gjetur ato, i trashëgonte nga gjyshi i tij, i cili “thesarin” e kishte ruajtur në bodrum.
Por, Agron Shala edhe ashtu nuk do të dëshironte ndonjë shpërblim për gjetjen. “Është sikur në spitalin tonë. Ne duam të ndihmojmë njerëzit. Gëzimi në fytyrën e të riut ishte shpërblim i mjaftueshëm për mua”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara