Integrimi

Shqiptarët që konkurrojnë për zgjedhjet e 24 marsit në Zvicër

Albane Selimi do të konkurrojë në Dubendorf, Ylli Doko në Basserdorf, Përparim Avdili në Cyrih dhe Arbela Statovci në Wallisellen

Shqiptarët tashmë kanë përfaqësuesit e tyre në politikën zvicerane. Pos kësaj, politikanët shqiptarë janë shembull i integrimit dhe suksesit në Zvicër.

Tashmë ata i gjen në çdo fushë dhe në pozita mjaft të larta, shkruan albinfo.ch.

Më 24 mars të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet kantonale në Zvicër, ku do të konkurrojnë edhe disa shqiptarë. Nga Partia Liberale FDP, do të konkurrojnë katër shqiptarë, shkruan tutje albinfo.ch.

Kështu Albane Selimi do të konkurrojë në Dubendorf, Ylli Doko në Basserdorf, Përparim Avdili në Cyrih dhe Arbela Statovci në Wallisellen.

Kështu shqiptarët kërkojnë votuan tuaj për këto zgjedhje, dhe për të ju ndihmuar për t’i zgjidhur dhe të jenë zëri juaj në kantonet përkatëse dhe me problemet të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe të tjerët në këto kantone.

Arbela Statovci