Sport

Shqipëria me risi, Xhaka mbetet jashtë

Taulant Xhaka nuk është ftuar as për këto dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare

Trajneri i Shqipërisë, Christian Pannucci ka bërë publike edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore, respektivisht të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtajnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë, përcjell albinfo.ch.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Ivan Balliu është ftuar për herë të parë në Kombëtaren shqiptare. Ai luan si mbrojtës për Metzin, derisa ka luajtur edhe në Akademinë e Barcelonës.

Gjithashtu për herë të parë është ftuar edhe Valon Ahmedi, i cili me Mariborin, ka siguruar grupet e Ligës së Kampionëve. Për herë të parë është ftuar edhe Hysen Memolla.

Ndërkohë, Taulant Xhaka nuk është ftuar as për këto dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare.