Shqipëria
Shqipëria mban rekord për emigracion të lartë
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivele të larta, por Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një analizë që publikoi së fundmi se si mund të konvergojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE, vuri në dukje se emigracioni i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe, përcjell albinfo.ch.
BERZH referon se sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë 2018-2021. “Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracionit në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsioni ose paqëndrueshmëria politike është arsyeja më e rëndësishme për emigracionin”, vë në dukje analiza e BERZH-it.
Nga 13 arsyet e ofruara për emigracionin, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsionin ose paqëndrueshmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishëm, ndërsa 19.2 për qind e konsideruan të rëndësishëm. Përqindja e të anketuarve që kanë zgjedhur këto dy opsione është më e lartë në mesin e atyre që emigruan në pesë vjetët e fundit sesa ata që emigruan më herët. Mundësi më të mira punësimi renditen si arsyeja e dytë më e rëndësishme e emigrimit, e ndjekur nga pagat më të larta.
Rezultate të ngjashme dalin nga një studim i fundit i Këshillit Fiskal të Serbisë. Hulumtimi i tyre tregon se përmirësimi i institucioneve, duke përfshirë uljen e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, mund të ulë nivelin e emigrimit në vendet e Evropës Perëndimore me 10-15 për qind, shumë më tepër se ndikimi i rritjes së nivelit të pagës mesatare.
BERZH vë në dukje se grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës