Futboll

Shqipëria, e para në grup, mposht Poloninë 2-0

Shqipëria ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, teksa me këtë fitore bëhet lidere e grupit me 10 pikë nga pesë ndeshje. Shqipëria pasohet nga Çekia me tetë pikë nga katër ndeshje, Moldavia me tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Polonia e katërta me gjashtë pikë nga pesë ndeshje.

Golin e parë për sonte e shënoi Jasir Asani në minutën e 37-të, ndërsa të dytin, Mirlind Daku, në minutën e 62-të, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, më 12 tetor Shqipëria e pret Çekinë, ndeshje që mund ta konfirmojë vendin e Shqipërisë në Evropian.

Në udhëtim ndaj Moldavisë, Shqipëria luan më 17 nëntor, ndërsa më 20 nëntor është nikoqire e Ishujve Faroe.