Ekspozita
Shqipëri: Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, dy ekspozita në Muzeun Kombëtar
Në Muzeun Historik Kombëtar tani më janë dy ekspozita fantastike të kuruara nga piktori i njohur Helidon Doni Haliti dhe shoqata VIZart, përcjell abinfo.ch.
Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit në edicionin e tretë erdhi me dy ekspozita të artistëve të njohur në Muzeun Historik Kombëtar.
Artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, prezantohen në ekspozitën e akuarelit me punimet më të mira.
Duhet theksuar se ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali sjell edhe ekspozitën e vizatimit shqiptar “Para & Pas ’90”, me punë nga artistë të njohur, duke bërë bashkë rreth 100 vepra.
Festivali nën kurimin e piktorit të mirënjohur Helidon Haliti bëri bashkë emrat më në zë të artit pamor në Shqipëri. Në fjalën e tij kuratori Helidon Haliti u shpreh për ekspozitën e vizatimit, duke vënë theksin në veçantinë e saj pasi përfshin një numër të konsiderueshëm artistësh, ku përfaqësohet thuajse e gjithë shkolla shqiptare e artit pamor, duke paraqitur një tematikë frymëzuese nga shumë artistë, me përfaqësimin e 53 mjeshtërve të artit figurativ shqiptar.
Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se Muzeu Historik Kombëtar e ka mbështetur prej vitesh Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit.
“Eventi vjen në vazhdën e kësaj tradite tashmë në një partneritet prej 5 vjetësh”, tha Koçi, që shprehu një kënaqësi të veçantë, pasi muzeu ka mirëpritur veprat e autorëve më të mirë shqiptarë, ku na jepet mundësia të shikojmë një itinerar në kohë dhe hapësirë, një udhëtim të mjeshtërve të vizatimit, që është një prej arteve tona më të fuqishme për të cilën këta artistë na kanë bërë krenarë për një kohë të gjatë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?