Kosova
Shqetësuese, tërheqja e Ambasadës Amerikane nga monitorimi në KEP
Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se tërheqja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve, është një mjerim për sistemin e drejtësisë.
“Pasi që edhe Amabasda u tërheq, menjëherë disa ditë pas Raportit të Progresit që u publikua nge Komisioni Evropian, tregon politizimin e këtij sisitemi, tregon se ky sistem nuk ofron drejtësi dhe se është krijuar një problem për Kosovën”.
Nga ana tjetër, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërheqjes së Ambasadës amerikane nga procesi i monitorimit të zgjedhjes së kryeprokurorëve, duke thënë se ata që e “krijuan ‘sistemin e prishur’, s’mund ta rregullojnë”.
Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. “Për vjet me radhë, Ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe u ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interest”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor