Tematike
Shoqata për të drejtat e fëmijës kërkon ndalimin e synetisë në Zvicër
Kirurgu Guido Baumgartner, i cili punon në St. Gallen dhe Graubünden kryen 50 deri në 70 syneti në vit - rreth 20 prej tyre për arsye fetare
Afërsisht 3,000 fëmijë të gjinisë mashkullore bëhen synet në spitalet zvicerane çdo vit. Me siguri ka numër më të madh kësaj ndërhyrjeje kirurgjike në ordinancat e mjekëve të përgjithshëm, gjegjësisht numri i rasteve të pa raportuara është më i lartë.
Kjo, sidomos kur dihet se shumë syneti nuk bëhen nga mjekët – por nga “xharrahët”, (njerëz të religjionit dhe pa kualifikime mjekësore) në mënyrë private, shkruajnë gazetat e grupit medial CH Media.
Djemve në fjalë u hiqet lafsha nga penisi në një operacion kirurgjik. Një ndërhyrje e cila nga aspekti mjekësor do të ishte e nevojshme vetëm në raste shumë të rralla, transmeton albinfo.ch. Një për qind e djemve në përgjithësi, vuajnë nga i ashtuquajturi shtrëngim i lëkurës së prepucit, gjë që e bën një operacion të tillë të pashmangshëm.
Por, gjithsesi, në shumicën dërmuese të rasteve, synetia ose rrethprerja bëhet për arsye fetare. Si judaizmi ashtu edhe islami praktikojnë rrethprerjen e djemve. Për rastet e tilla, kritikët e shohin rrethprerjen e djemve si një ndërhyrje në të drejtën e tyre për të vendosur për veten.
Ndërkaq, rrethprerja e vajzave është ndaluar zyrtarisht në Zvicër që nga viti 2012. Shoqata “Pro Kinderrechte” (pro të drejtave të fëmijëve) tani kërkon ndalimin edhe për djemtë.
Paditet mjeku zviceran që bën deri në 70 syneti në vit
“Kur bëhet fjalë për dhunë ndaj meshkujve, shiko – gabimisht. Kjo fshihet dhe tabuizohet”, thotë Christoph Geissbühler, drejtor menaxhues i “Pro Kinderrechte Schweiz”, përcjell albinfo.ch. Për Geissbühler kjo gjë është e qartë: “Amputimi i pjesës gjenitale të një fëmije pa pasur urgjencë mjekësore përbën vepër penale”.
Kjo është dhe arsyeja pse Geissbühler ka paditur një mjek zviceran i cili bën syneti në mënyrë të rregullt. Fjala është për kirurgun Guido Baumgartner, i cili punon si kirurg i lartë pediatrik në St. Gallen dhe Graubünden. Sipas deklaratave të tij, ai kryen 50 deri në 70 syneti në vit – rreth 20 prej tyre për arsye fetare.
Një nga arsyet që Baumgartner ofron rrethprerjen është të parandalojë që synetia të kryhet nga njerëz pa njohuri mjekësore. Kur ai si kirurg kryen operacionin në fjalë, edhe kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme nga ana mjekësore është prapë “më mirë sesa një “medicinman” që kap thikën dhe bën dikë synet në oborrin mbrapa shtëpisë”.
Kur mungon një pjesë e trupit
Efraim Seidenbergut i është hequr lafsha si fëmijë për arsye fetare. Ai rrjedh nga një familje hebreje. 29-vjeçari thotë: “Unë vuaj nga humbja e lafshës”. Për të është e qartë se atij i mungon një pjesë e trupit si rezultat i rrethprerjes. “Unë kam organe gjenitale që nuk funksionojnë siç do të funksiononin natyrshëm. Nuk mendoj se është e drejtë që një pjesë e shëndetshme e trupit tim është prerë “.
Për Seidenberg, momenti kur kishte kuptuar se ishte bërë synet pa vendosur vetë për një gjë të tillë, ishte shoqëruar me “trishtim, zhgënjim dhe ndjenja të humbjes”. Ai do të dëshironte të shihte më shumë debat rreth temës së rrethprerjes së djemve. “Shpresoj se do të ketë një konsensus që të gjithë duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë.”
Prokurori publik nuk është përgjegjës
Në çështjen lidhur me kirurgun Guido Baumgartner, nuk është zhvilluar ndonjë proces gjyqësor sepse: Zyra e Prokurorit Publik në St. Gallen ka hedhur poshtë çështjen kundër mjekut. “Nga një këndvështrim thjesht objektiv” rrethprerja e një djali mund të konsiderohet si “dëm i thjeshtë trupor”. Por, meqenëse shteti lejohet të marrë masa sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet e “dëmtimit të rëndë trupor”, zyra e prokurorit publik nuk është e përfshirë, përgjigjet prokuroria.
Në rast të dëmtimit të thjeshtë trupor, personi në fjalë do të duhej ta bënte padinë vetë – gjë që nuk pritet të bëhet nga një djalë, përcjell albinfo.c. Prokurori publik i St. Gallen thotë se Shoqata Pro Kinderrechte është duke ndjekur një shqetësim legjitim. Por ky qëllim do të duhej të arrihej politikisht dhe jo juridikisht.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes